Tim Cook do dhurojë pasurinë e tij për bamirësi

Tim Cook, numri një i “Apple” njoftoi se do të dhurojë për bamirësi pjesën më të madhe të pasurisë së tij, pas vdekjes.

Pasuria e kreut të kompanisë më fitimprurëse në botë vlerësohet në rreth 800 milion dollarë.

Cook tha për “Fortune Magazine” se do dorëzonte pasurinë e tij për qëllime bamirësie, por jo para se nipi i tij 10-vjeçar të përfundojë kolegjin.

Cook është miliarderi i radhës që i bashkohet një liste të gjatë miliarderësh që zotohen për të dhuruar një pjesë të madhe të pasurisë së tyre pas vdekjes, përfshirë këtu edhe Mark Zuckerberg, themelues i Facebook.

Pesë vite më Warren Buffett dhe Bill Gates i dhanë udhë nismës “The Giving Pledge” (Zotimi për të dhuruar) me synim bindjen e miliarderëve që të dhurojnë të paktën gjysmën e pasurive të tyre pas vdekjes për qëllime bamirësie.

Deri më tani mbi 100 miliarderë kanë nënshkruar një dokument moral, pa asnjë detyrim ligjor e të quajtur “Zotimi”. /Top Channel

Lajme të ngjashme

Back to top button