LSDM: Në arsim duhet të përdoren modele të suksesshme evropiane

Sistemi arsimor në Maqedoni duhet të përdorë modelet e suksesshme evropiane, të cilat janë të përshtatshme për tu realizuar në kushtet e vendit, është konstatuar në konferencën e titulluar “Gjendja në arsim – çka më tutje”, të cilën e organizoi Komisioni për arsim dhe shkencë i LSDM-së.

“Në këtë konferencë u bisedua për zgjidhjet e problemeve kyçe në arsim, të lidhura me programin arsimor në shkollat fillore dhe të mesme në vend, problemi me librat jokualitativ, modelin e evaluimit të vlerësimit, financimit jo të mjaftueshëm në fushën e shkencës si dhe rrënimin e tërësishëm të autonomisë në universitete”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Në këtë njoftim gjithashtu thuhet se Komisioni për arsim i LSDM-së në periudhën e ardhshme do të organizojë konferenca të këtilla tematike edhe në qytetet e tjera të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button