67 vjeçari me aftësi të kufizuara ankohet për ndërprerjen e ndihmës sociale shkaku i një vonese!

67 vjeçari me aftësi të kufizuara nga Tetova, ankohet për ndërprerjen e ndihmës sociale prej 3 muajsh.
Deri dje, familja e tij 4 anëtarëshe varej tej 3500 denarët, një ndihmë e përhershme invaliditeti, e cila iu siguronte atyre ushqimin, transmeton Alsat-M. Sipas të moshuarit, arsye e ndërprerjes së asistencës ka qenë një subvencion prej 8 mijë denarësh, për një copë toke që posedon si trashëgimi, dhe për shkak se nuk ka arritur ta deklarojë në kohë shumën, për shkak se ka qenë në spital.

“Ma kanë ndal ndihmën, kanë gjetur se kam marr do të holla prej mallit edhe atë veç një herë i kam marr ato të holla.
-Të ardhura tjera a keni?
Jo. Jo. Aspak s’kam, shokët më ndihmojnë ndonjëherë, marrim bukë tek fabrika por edhe shqiptarët më ndihmojnë më japin 200 denar 500 denar. Në spital shkoj me veturat e huaja, taksin nuk kam ta paguaj po më ndihmojnë shqiptarët”, deklaroi Veli Neziri.

Lajme të ngjashme

Back to top button