Më shumë se 2 mijë qytetarë për 4 ditë e kanë mbështetur iniciativën e ‘Hajde’ për honorarët

Iniciativa e Hajde!, Platforma për politikë shoqërore, për kontestimin e kushtetutshmërisë të ligjit për honorarët, për vetëm 4 ditë e kanë mbështetur më shumë se 2 mijë qytetarë.

“Numri më i madh i nënshkruesve rreth 900, janë grumbulluar në tendat e vendosura nëpër qytetet e vendit, rreth 700 nënshkrime janë grumbulluar nëpër tendat e vendosura para Fondit për sigurim pensional dhe invalidor ndërsa 400 nënshkrime janë grumbulluar nga tendat e vendosura nëpër organizata të ndryshme të esnafëve në vend”, informojnë nga Hajde.

Aksioni për grumbullimin e nënshkrimeve do të zgjasë deri më 6 prill të vitit 2015.

Lajme të ngjashme

Back to top button