Milito dhe Vucinic rikthehen në derbi

Walter Mazzarri ka njoftuar 23 lojtarët e Interit për përballjen kundër Juventusit në San Siro në ditën e Shtunë.

Një lajm i madh është rikthimi i Diego Militos, i cili është ftuar për herë të parë që nga lëndimi i tij serioz i pësuar në Shkurtin e kaluar kundër Cluj në Europa League.

Në anën tjetër edhe anësori nga Mali i Zi, Mirko Vucinic është përfshirë në skuadrën e Zonjës së Vjetër, përkundër faktit që ka pësuar një lëndim me kombëtaren.

Lajme të ngjashme

Back to top button