Orav ka dorëzuar notë në MPJ për shkak të përgjimeve

Pasi Lideri i LSDM-së Zoran Zaev bëri të ditur se më së paku gjashtë ambasadorë janë përgjuar, euroambasadori Aivo orav në Ministrinë e Punëve të Jashtme ka dorëzuar notë diplomatike nëpërmjet të cilës kërkohet të respektohet konventa e Vjenës për marrëdhënie diplomatike.

Informacioni bëhet i ditur nga BIRN nga burime diplomatike, ndërsa zyrtarisht e kanë vërtetuar edhe nga MPJ.

Është e paqartë nëse nota është drejtuar për shkak të informacionit që e ka bërë të ditur opozita apo nëse dokumentacioni me bisedat e përgjuara I është dorëzuar euroambasadorit.

Lajme të ngjashme

Back to top button