Kopja më orgjinale e Galaxy S6 (Foto)

I riu Galaxy S6 është padyshim një nga pajisjet më të pritura të momentit dhe komercializimi i tij është i pashmangshëm. Kamera, ekrani, specifikat dhe dizajni janë patjetër në krye të kategorisë shoqëruar dhe nga një opinion pozitiv nga një pjesë e madhe e publikut, edhe pse ai do të vijë në treg me një çmim deri diku të pa përballueshëm nga të gjithë.
Por në qoftë se ne jemi të kënaqur duke anashkaluar të gjitha elementet e konsideruara dhe të vendosim për të mbajtur të njëjtin dizajn të Galaxy S6, No.1 ​​mund të jetë produkti për ju.

Po flasim për një nga klonet e para të top gamës së shtëpisë Samsung, estetikisht identik (duke përfshirë TouchWiz), por me specifika ende të panjohura.

Sipas deklaratave nga vetë prodhuesit, No.1 ​​është i gatshëm të tregtojë klonin e tij në një kohë të shkurtër, ndoshta gjatë lançimit zyrtar të Galaxy S6. Pajisje të tjera No.1 të ​​paraqitura në të kaluarën kanë qënë gjithmonë të kopjuar qëllimisht nga pajisjet më të famshme./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button