Obama bisedë telefonike me mbretin e Arabisë Saudite për aksionin në Jemen

Presidenti amerikan Barak Obama, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Mbretin e Arabisë Saudite Selman bin Abdulaziz Al Suud në lidhje me zhvillimet e fundit në Jemen.

Sipas një deklarate nga Shtëpia e Bardhë, theksohet se Obama, në bisedën me Mbretin Selman dy liderët kanë konfirmuar edhe njëherë miqësinë e fortë mes SHBA dhe Arabisë Saudite.

Obama theksoi se SHBA mbështet operacionin e nisur nga vendet e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Arab dhe vendeve të tjera nën udhëheqjen e Arabisë Saudite me kërkesë të Presidentit Jemenas Abdurabbu Mansur Hadi, Obama gjithashtu ka theksuar edhe angazhimin e Washingtonit për sigurinë e Arabisë Saudite.

Lajme të ngjashme

Back to top button