Çka po ndodh me ty?

Mëkati yt është hija jote e natyrshme.

Çfarëdo që të bësh me të, mund ta zbukurosh, mundesh me majën e saj të krijosh pallat,
mund ta fshehesh, mund ta rregullosh, por asgjë nuk do të ndihmojë, thellë në brendi do ta gjesh, sepse nuk bëhet fjalë për atë se çka bën ti, po për atë se çfarë je ti..

Njerëzit bëjnë keq, sepse janë viktimë e një mangësie në informacion, jane shkak i një hapi pas për të mos arritur kurrë në destinacionin e duhur, janë aq bosh brenda vetes sa nuk dinë as te dëgjojn edhe as te mendojnë për ligësinë e tyre dy herë, sepse insitikti natyror është më i fortë se logjika dhe ndergjegja në shumë njerëz.

Njerëzit që vlerësojnë bukurinë e jashtme, pra mbështjellësin e quajtur lëkurë, janë njerëz që paguajnë shumë më shtrenjtë kartonin se mallin që gjendet në të.

Çka po ndodh me ty?

Bëhu i mençur, dhe kërko mençurinë tek vetja jote, por jo budalla dhe t’a kërkosh nga të tjerët.

Nëse ndjehesh krenar për intelektin tënd, mendo për çdo ide të keqe që ka kaluar në mendjen tënde dhe për iluzionet që ke krijuar, sepse atëherë ke për ta kuptuar mangësinë e intelektit tënd.

Nëse ndjehesh krenar për idetë e tua, kujtoji gabimet, mbaji mend dhe mos i harro ato!

Nëse ndjehesh krenar për punët e tua të mira, mendo për mëkatet, për mangësitë e tua dhe për jetën tënde në të gjitha aspektet e saj!

Nëse ndjehesh krenar për diturin tënde, dije se ti nuk ke asnjë meritë për të, ngaqë ajo është një dhuratë e pastër që Zoti yt i Lavdishëm ta ka falur!

Nëse ndjehesh krenar për trimërinë tënde, mendo për ata që janë më trima se ty!

Nëse ndjehesh krenar për pasurinë tënde, kjo është një nga gradat më të ulëta të krenarisë.

Nëse ndjehesh krenar për bukurinë tënde, mendo se çfarë do të shkaktojë tek ty ajo kur të ikë me kalimin e moshës, gjëra që kemi turp ti përmendim dhe ti ke turp ti dëgjosh!

Nëse ndjehesh krenar për lëvdatat e shokëve për ty, kujto sharjet e armiqve, dhe atëherë krenaria do të të ikë.

Në qoftë se ndjehesh krenar për paraardhësit e tu që kanë qenë njerëz të virtytshëm, dije se do të mbesësh duarbosh nga virtyti i tyre, nëse vetë nuk je i atillë.

Nëse ndjehesh krenar/e për zhveshjen tënde, atëher kafshët qenkan më krenar/e se sa ty.

Një njeri që fati e ka sprovuar me ndjenjën e mendjemadhësisë, le të mendojë për sjelljet e veta! Nëse është krenar për virtytet e veta, apo është krenar për mangësit e veta.?!

Ti tani po bën kot sikur po noton në det, ke lënë vetëm hijen tënde të notojë, të llapashitet, vetë qëndron pa lagur. Por, mos kujto se po noton së paku!

Hija jote nuk ka identitet, kur projektohet në shkallë ajo merr formë shkallësh, kur projektohet në det ajo ngjan si valë, kur projektohet në shkëmb ajo mund të duket si gaforre, dhe ti përsëri i barazon format e ndryshme me veten tënde jashtë hijes ?!

Çka po ndodh me ty?

Lajme të ngjashme

Back to top button