Xhaka dhe Shaqiri shkëlqejnë me Zvicrën

Granit Xhaka ka shënuar supergol, ndërsa Xherdan Shqiri ka asistuar dy herë në fitoren e thellë të Zvicrës kundër Estonisë me rezultat 3:0.

Schar shënoi golin e parë (17’) pas një asistimi të Shaqirit, ndërsa vetëm 10 minuta më vonë Xhaka shënoi supergol.

Deri në fund të takimit Shaqiri dhuroi edhe një asistim, por kësaj radhe golashënues ishte Seferovic (80’).

Në këtë ndeshje luajtën vetëm tre shqiptar, Behrami, Xhaka dhe Shaqiri, ndërsa Xhemajli, Kasami dhe Mehmedi qëndruan në bankën rezervë.

Pas kësaj fitoreje Zvicra mbetet në vendin e tretë me 9 pikë, aq sa ka edhe Sllovenia që deklasoi San Marinon me rezultat 5:0.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button