“Me motive tona” së shpejti Rona Nishliu

Këngëtarja Rona Nishliu ka postuar në rrjetin e saj social në Instagram një fotografi ku shihet gjatë realizmit të një projekti të ri.

“Me motive tona” titullohet projekti më i ri i këngëtares, që në fakt ende nuk dihet nëse do të jetë këngë me video apo vetëm audio, kjo për arsye se këngëtarja nuk ka dashur të zbulojë më shumë, transmeton Telegrafi.

Si duket Rona është revoltuar ndaj projekteve muzikore të fundit nga estrada të cilat u ngjasojnë shumë yjeve të mëdha apo edhe më keq, janë kopjime nga ballkanasit.

Lajme të ngjashme

Back to top button