Tetovë, plagosen katër persona, njëri në gjendje të rëndë

Në një përleshje me thika që ka ndodhur sot pasdite në qendër të Tetovës, kanë mbetur të plagosur 4 persona, njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Nga burimet zyrtare nga Spitali i Tetovës që bëjnë të ditur për TetovaSot, katër të lënduarit janë nën kujdesin intensiv në Spitalin Klinik të Tetovës. Nuk dihen ende arsyet e kësaj përleshje me thika, poashtu nuk bëhet e ditur edhe identiteti i 4 të plagosurve.

Policia ka dal në vend ngjarje dhe ka kryer inspektimin në vendin e incidentit.

Lajme të ngjashme

Back to top button