Organizatat e luftës kundër Gjykatës Speciale

OVL të UÇK-së, rikonfirmon qëndrimin e saj kundër themelimit të Gjykatës Speciale për kinse krimet e luftës në Kosovë.

Njëherësh OVL e UÇK iu bën thirrje deputetëve që mos ta votojnë themelimin e kësaj gjykate.

“Duke e konsideruar si gjykatë tendencioze, që dëshiron të barazojë viktimën dhe agresorin, ne ftojmë faktorin ndërkombëtar si dhe institucionet e Kosovës, që të bëjnë zbardhjen e krimeve serbo-jugosllave, të kryera ndaj popullatës së pafajshme në Kosovë”, thuhet në komunikatë të OVL e UÇK-së.

“Tentimi për njollosjen e luftës së pastër të UÇK-së do të dënohet nga historia dhe do të jetë vetëm goditje për vlerat më sublime të kombit shqiptar, por edhe shtetit të Kosovës”, thuhet në komuinikatë. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button