Visar Rexhepi thyen “Monotonin” me Vjollca Luka

Këngëtari i mirënjohur nga Shkupi, Visar Rexhepi, ka sjellë këngën më të re të titulluar “Monotoni” në duet me këngëtaren e mirënjohur shqiptare, Vjollca Luka. Tekstin e këngës e ka shkruar Avni Qaili, ndërsa kompozimi dhe aranzhim nga Gabro.

Këngës i është bashkangjitur edhe një video klip shumë profesionalisht i punuar nga produksioni “Tomato” dhe ka sjellë sharmin e dy këngëtarëve.

Për këtë këngë është shprehur edhe vet këngëtari Visar Rexhepi. “Ideja ka qenë që të kem duete me këngëtarë nga të gjitha trevat shqiptare, e fillova me Kosovën, kur kisha duet me Adelina Thaçi, pastaj në Shqipëri me Gerta Heta, në Maqedoni me Miranda Hashani dhe tani me Vjollca Lukaj, e cila edhe pse është shkodrane, por është nuse ulqinake, që I bie të kemi duet me shqiptarë nga Mali i Zi. Është një këngë që do të pranohet shumë mirë nga fansat e që do të dëgjohet gjatë sikurse edhe projektet tjera që kam pas”, ka thënë Visar Rexhepi për “Portalb”.

Visar Rexhepi është më shumë se 20 vjet në skenë dhe kohë pas kohe sjellë këngë të cilësisë së lartë për publikun. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button