Shembet pllafoni në shkollën e Sllupçanit, disa nxënës të lënduar

Disa nxënës janë lënduar në Sllupçan, kur në njërën nga klasat e shkollës fillore “Faik Konica” ka rënë në klasën përplot me nxënës. Në këtë ngjarje që ka ndodhë sot pasdite, marrim vesh se lëndime kanë marrë disa prej nxënësve, mirëpo ende nuk bëhet e ditur gjendja e tyre.

“Pashë disa nxënës me duar të lënduara. Nuk dukeshin me lëndime të rënda, por nuk kam informacione për të gjithë”, deklaroi për “Lajm”, një banor i Sllupçanit.

Kanë ardhur reagimet e menjëhershme nga banorë të këtij fshati.

“Përderisa në Likovën legjendare po ndërtohen trotuare, te ne edhe pllafonat e klasave po shemben dhe shtylla elektrike(banderi) ka ra posht afër bunarit Besës. Me gjithë respektin për Likovën. Skishte pas faj aj i Mateçit që kish pas thanë: “Na majti injoranca”(dhe injorantët e dibidusat)”, ka komentuar këtë ngjarje në “Facebook”  Hadi Osmani.

Lajme të ngjashme

Back to top button