Zaev: Gruevski patjetër do ta lëshojë Qeverinë

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ka dhënë një intervistë për Televizionin e Sllovenisë, në të cilin ka ritheksuar faktin që të skandalet që po i publikojnë është i përfshirë drejtpërdrejt kryeministri Nikolla Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij në krye të Qeverisë.

Në këtë intervistë, Zaev flet për krizën e thellë politike në të cilën është futur vendi pas nisjes së publikimit të përgjimeve. Ai ka thënë se presioni ndaj qeveritarëve të korruptuar do të shtohet pas publikimit të përgjimeve tjera rreth skandaleve të korrupsionit dhe të krimeve të bëra gjatë proceseve zgjedhore.

“Gruevski patjetër do ta lëshojë qeverinë. Dikush duhet të angazhohet për të krijuar një qeveri kalimtare e cila do ta përgatisë vendin për zgjedhje. Pastaj, qytetarët janë ata që me votën e tyre të lirë do të vendosin për normalizimin e vendit dhe për të përshpejtuar rrugën e integrimeve evro-atlantike”, ka deklaruar Zaev.

Lajme të ngjashme

Back to top button