Këshilla për tu dukur më e dobët!

Shumë femra hasin vështirësi në gjetjen e veshjes së përkryer për ti fshehur ato kilet e tepërta që aq shumë i mundojnë.

Fatmirësisht, janë disa këshilla që mund ti ndiqni në përditshmërinë tuaj për tu dukur sa më e dobët dhe jo mbipeshë…të paktën derisa vërtetë të dobësoheni dhe të jeni ashtu siç do të dëshironit!

1. Ngjyra të errëta
Mbase është një metodë mjaft e njohur tashmë që ju edhe mund ta dini. Veshja e ngjyrave të errëta ju bën
të dukeni më e dobët dhe ky është tashmë një fakt. Sigurisht nuk keni përse të visheni gjithë kohën me të
zeza, por ndonjëherë mjafton një element në veshjen tuaj me ngjyrë të errët apo të zezë, për të dhënë
efektin e pritur. Përshembull, në rast se jeni mbipeshë në zonën e barkut, mjafton një bluzë e errët apo e
zezë për të fshehur kilet e tepërta.

2. Rroba të gjera
Shumica e fermave mbipeshë, mendojnë se duke u veshur me rroba të gjera do të bëjnë të mundur të
fshehin kilet e tepërta më kollaj. Në realitet është krejt e kundërta. Sa më e gjerë të jetë veshja juaj, pra
masë më e madhe, ju jo vetëm do të dukeni mbipeshë, por nga ana tjetër ju bëjnë të dukeni edhe më e
shkurtër se sa jeni realisht. Përdorni veshje në masën tuaj për të qënë sa më pak e prirur për tu dukur keq.

3. Xhaketat
Xhaketat janë miku juaj më i mirë. Veshja e një xhakete është mënyra më e mirë për të fshehur kilet e
tepërta në zonën e sipërme të trupit tuaj. Një xhaketë në masën tuaj, do ju bëjë të dukeni jo vetëm me
elegante por edhe më e gjatë. Këshillohet ngjyrë e errët.

4. Ecni drejtë
Shume femra mbipeshë, priren të ecin pak të kërrusura për shkak se mungesa e vetëbesimit apo dëshira
për të mbuluar peshën, i bën ato të duken akoma edhe më të shëndetshme se sa janë realisht. nëse
qëndroni drejte me gjoksin përpara, ju bën automatikisht të dukeni 2 kilogramë më e dobët dhe më e gjatë
gjithashtu.

5. Flokët
Gjëja më e keqe që ju mund të bëni për tu dukur e shëndoshë dhe madje akoma edhe më tepër se sa
realisht mund të jeni, është të mbani model flokësh të shkurtra ose deri tek supet. Mund të duket sikur nuk
ka shumë rëndësi, por në realitet, një model flokësh i duhur, mund të bëjë mrekulli në pamjen tuaj.
Mundohuni ti mbani flokët e gjata dhe të drejta.

Lajme të ngjashme

Back to top button