PLD: Paga minimale në Maqedoni mes më të ulëtave në rajon

Partia Liberal Demokrate e kritikon shumën prej 131 euro të pagës minimale në Maqedoni dhe thekson se është mes më të ulëtave në rajon.

Zëdhënësi i PLD­së Filip Janeviq sot në konferencë për shtyp tha se paga minimale në Maqedoni është vetëm një euro më shumë në krahasim me pagën minimale në Kosovë dhe se në të gjitha vendet në rajon vlera është më e lartë. “Ajo që është sfiduese është që paga minimale në Kroaci prej 369 eurosh është më e lartë edhe se paga mesatare në Maqedoni e cila arrin 350 euro”, tha Janeviq.

PLD, siç tha, kërkon që Qeveria të jap dorëheqje dhe të lejojë formimin e qeverisë kalimtare e cila do të krijojë kushte për proces normal zgjedhor në Maqedoni.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button