Diferenca milionëshe për autostradat mes kompanisë kineze dhe qeverisë

Diferenca të mëdha të shumave për koston e ndërtimit të autostradave Kërçovë – Strugë dhe Milladinovci – Sveti Nikole – Shtip, mund të vërehen në faqen zyrtare të kompanisë kineze e autorizuar për të ndërtuar autostradat dhe në të dhënat që prezanton qeveria, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Kompania kineze ka paraqitur 56, 116 milion dollar, ndërsa gjatë prezantimit të projektit në vitin 2013, ministrat Mile Janakievski dhe Vlladimir Peshevski dolën me shumën për të njëjtën autostradë prej 374 milion eurosh. Për autostradën Milladinovci – Sveti Nikole – Shtip nga kompania kineze është paraqitur shuma 30,93 milion dollar amerikan ndërsa në Maqedoni u prezantua shuma prej 206 milion euro.

Pas reagimeve dhe prezantimit te inçizimeve nga Zoran Zaevi qe benin fjale për aferat korruptive që lidhen me ndërtimin e këtyre autostradave, ka reaguar ministri Mile Janakievski.

“Ne si qeveri, ekipi i ekonomistëve, Vlladimir Peshevski, stavreski, të udhëhequr nga kryeministri dhamë shumë mund që këto ligje të jenë sot para jush. Pres që të bashkuar t’i votoni. Nëse dikush ka bërë marrëzira duke më përfshirë edhe mua do të përgjigjemi herët apo vonë”  është përgjigjur Mile Janakievski pas akuzës së opozitës për korrupsion të bëra më 25 tetor 2013.

Sipas ish anëtarit të Komisionit për Antikorrupsion Arif Musa, pas publikimit të materialeve të djeshme institucionet duhet që të fillojnë hetimin.

“Së pari Prokuroria duhet të procedojë pas publikimeve të opozitës. Në kushtet kur provizionet e tilla dhe keqpërdorimet nëse Prokuroria në një kohë të arsyeshme  që e ka në dispozicion sipas kodit penal nuk ndërmerr asgjë atëherë Komisioni për antikorrupsion duhet të inkuadrohet dhe duhet të pyes Prokurorinë se pse deri më tani nuk ka hetim”, thotë Musa.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button