Lindja e Mesme në prag lufte (Video)

Çarja mes myslimanëve Sunni dhe Shia mund të çojë në një konflikt të ri në Lindjen e Mesme. Arabia Saudite ka dërguar avionë luftarakë në Jemen, duke sulmuar një grupe rebelësh të mbështetur nga Irani.

Jemeni është vendi më i varfër i rajonit dhe konflikti mes dy vendeve fqinje të tij, mund të ketë pasoja ndërkombëtare të paprecedentë, transmeton shekulli.

Avionët e Arabisë Saudite vranë 18 civilë në kryeqytetin Sana. Britania dhe SHBA-të e kanë mbështetur ndërhyrjen saudite në Jemen dhe koalicioni ka dërguar 100 avionë luftarakë dhe 150 mijë ushtarë në kufi.

Edhe nëntë shtete Sunni i janë bashkuar ofensivë, përfshirë Emiratete e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Katari, të cilët kanë dërguar avionë bombardues, ndërsa Egjipti ka zhvendosur anije luftarake.

Forcat ushtarake britanike, të cilat gjendeshin në Jemen për të stërvitur trupat qeveritare për të luftuar Al Kaedën, u larguan nga vendin gjatë ditës së sotme.

Vendimi erdhi pasi edhe SHBA-të evakuoi personelin e mbetur ushtarak pasi vendi tashmë është në prag të një lufte civile. Ndërkombëtarët kanë njohur qeverinë e presidentit Abdrabbuh Mansour Hadi dhe rebelëve Houthi. Por ndërsa forcat Perëndimore kanë lënë vendin, rebelët e stërvitur dhe armatosur nga Irani kanë avancuar në pjesën jugore të vendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button