Bujqësia, Rama: Kemi rritje të eksportit

Një vit pas rikonceptimit të formës së mbështetjes së bujqësisë përmes investimit, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Bujqësisë realizuan një darkë pune me fermerë dhe agropërpunues. Qëllimi ishte prezantimi i mёnyrёs së re tё aplikimit për financim për vitin 2015.

Rama tha se sektori i bujqësisë po jep shenja inkurajuese të orientimit nga eksporti. Lista e vendeve drejt të cilave orientohen produktet tona është zgjeruar me 20. Kreu i qeverisë tha gjithashtu se gjatë këtij viti, fermerët do të përfitojnë nga heqja e një numri taksash.

“Agropërpunuesve do t’iu njihet 20 përqind  e TVSH-së së zbritshme për furnizime nga fermerët nga 6 % që ishte më parë”, tha Rama, i cili shoti se qeveria është duke përgatitur një reformë të gjithë sistemit të sotëm, pasi mundësitë e financimit janë të mëdha se sa mundësitë për të thithur financim.

Drejtorja e AZHBR, Suela Popa tha se kjo skemë ka rezultuar e efektive, e dëshmuar nga historitë e shumta të suksesit dhe numri në rritje i aplikimeve për të përfituar prej saj. Sipas saj, qasja tërësisht e re me anë të mbështetjes përmes investimeve mundësoi krijimin e zinxhirit tё vlerës dhe garanton shitjen e produktit vendas. Popa prezantoi edhe mënyrën e re të aplikimit për vitin 2015.

Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti e vuri theksin tek konkurrueshmëria përmes ruajtjes së autenticitetit të produkteve shqiptare dhe cilësisë. Ministri Panariti nënvizoi se eksporti i prodhimeve shqiptare është rritur, por ka ende shumë potencial për rritjen e ofertës dhe zgjerimit të tregjeve jo vetëm drejt vendeve të rajonit, por edhe drejt tregut të BE-së./ Shekulli

Lajme të ngjashme

Back to top button