Fakte të reja: Kapiteni i Airbus A320 tentoi ta hapë derën e kabinës me sëpatë

Kapiteni ka përdorur një sëpatë për ta hapur derën e kabinës së mbyllur të aeroplanit të Germanwings.

Dëshmitë më të reja nga incizimi i zërit në kabinë sugjerojnë se kapiteni i Airbus A320, i cili sipas burimeve të gazetës Independent quhet Patrick Sondenheimer, është larguar nga kabina për të shkuar në toilet.

Por, sipas prokurorëve, ai kur është kthyer dhe ka gjetur kopilotin Andreas Lubotz të barrikaduar brenda kabinës dhe duke e çuar aeroplanin drejt alpeve franceze. Sondenheimer ka tentuar ta hapë derën më sëpatë por nuk ka arritur ta parandalojë rrëzimin e aeroplanit.

Lajme të ngjashme

Back to top button