Vajgëll, Hovit dhe Kukan do të ndërmjetësojnë në dialogun mes VMRO-së dhe LSDM-së

Anëtarët e Parlamentit Evropian Richard Hovit, Edvard Kukan dhe Ivo Vajgël do të lehtësojnë dialogun mes përfaqësuesve të partive pulitke VMRO-DPMNE dhe LSDM që do të mbahet të hënën në hapësirat e Parlamentit Evropian në Bruksel, thuhet në komunikatën e përbashkët të euro deputetëve, Kukan, Hovit dhe Vajgël. Ata theksojnë se ky takim do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Përbërja e euro deputetëve është zgjedhur me vëmendje sepse përveç Ivo Vajgëll që është raportuesi special për Maqedoninë, Hovit do të përfaqësojë Socialdemokratët Evropian ndërsa Kukan është nga Partia Popullore  Evropiane anëtare e së cilës është edhe VMRO-DPMNE.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button