Pastrohet shtrati i lumit Seravë

­ Ekipet e NP “Rrugë dhe rrugica” këto ditë e pastruan me makina shtratin e lumit Seravë në afërsi të Akuaduktit romak.

Nga shtrati i Seravës, në gjatësi prej 200 metrave, me makina janë nxjerrë rreth 3.200 metra kub lym të dheut dhe mbeturina të llojllojshme komunale.

Pas tharjes së tyre, janë ngarkuar në kamion dhe janë transportuar deri në lokacionin adekuat.

Gjithashtu, është pastruar edhe vegjetacioni i cili e pengon rrjedhën e ujit nëpër shtratin e lumit.

Lajme të ngjashme

Back to top button