Recension: Zaevi gjithnjë e më tepër ngatërrohet dhe vërteton se pushteti nuk ka përgjuar

http___wwwpress24mk_zaev-se-povekj-crop-resize

Që në shikimin e parë, titulli “Zaevi gjithnjë e më tepër ngatërrohet dhe vërteton se pushteti nuk ka përgjuar”, paralajmëron se lexuesve u ofrohet një tekst tendencioz dhe manipulativ. Në fakt, bëhet fjalë edhe për një artikull që në mënyrë të theksuar përpiqen ta amnestojnë pushtetin nga afera e “Përgjimit” dhe ta bindin opinionin se këtë e kanë bërë shërbimet e huaja, kuptohet, me ndihmën e opozitës!

http___www.press24.mk_zaev-se-povekjLinku deri te artikulli origjinal: Zaevi gjithnjë e më tepër ngatërrohet dhe vërteton se pushteti nuk ka përgjuar

Data dhe koha e publikimit: 20.03.2015, 16:19

Data e recensionit: 24.03.2015

Recensuese: Оlivera Vojnovska

DREJTORI I DSK-SË “VIKTIMË” E “PËRGJIMIT”!

Bëhet fjalë për një material i cili një orë më parë është publikuar në një medie tjetër, e pastaj është marrë në tërësi nga ky portal dhe nga disa të tjera. Në tekstin që e recensojmë, aspak nuk transmetohet se cila është përmbajtja e “bombës” që e publikoi Zaevi (19 mars 2015), konkretisht se për çfarë bisedash bëhet fjalë dhe çfarë akuzash paraqiti opozita. Mirëpo, në këtë tekst komentues, si e vërtetë e qindpërqindtë plazohet një informatë paushalle se materialet janë të krijuara, se Zaevi është ngatërruar në to, se pushteti nuk ka përgjuar, se nuk ka përgjuar as drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov! Dhe me një lehtësi të paparë thuhet se:

“ai në fakt është qëllimi kryesor i shërbimeve të huaja dhe e rrjetit të agjenturës së Verushevskit!”

Vërtetim për këto pohime janë “inçizimet e krijuara të Vllatko Mijallkovit”, vëllaut të drejtorit të DSK-së, dhe me këtë rast konstatohet se nuk është e logjikshme që drejori i DSK-së ta përgjojë vëllaun e tij. Me këtë rast, me një qasje manipulative, drejtori i DSK-së paraqitet si viktimë në gjithë këtë aferë, ndërsa si “dëshmi kryesore” për këtë përmenden “materialet e krijuara të Mijallkovit, në të cilat ai flet me persona anonimë për publikun”.

“Inçizimet në të cilat LSDM-ja tregon se si Mijallkovi bisedon me persona të cilat nuk janë të njohur për publikun, e ngatërrojnë edhe më tepër Zaevin dhe vërtetojnë se Mijallkovi është qëllimi i përgjimit.”

Mirëp, teza që potencohet, duke i përfshirë edhe pretendimet se janë në pyetje njerëz të paeksponuar në publik, janë mjaft problematike. Për shkak se, në rastin konkret, bëhet fjalë për dy gjykatëse, njëra –  gjykatëse në Gjykatën Penale, ndërsa tjetra në Gjykatën e Lartë Administrative. Kështu, ato nuk mund të trajtohen si qytetarë “të thjeshtë”, duke pasur parasysh faktin se ushtrojnë funksion publik që është i rëndësishëm dhe me përgjegjësi.

PRODUKT SPINUES ME FOKUS TË ZHVENDOSUR

Nga ky produkt spinues assesi nuk mund të kuptohet se inçizimet, siç tha Zaevi, dëshmojnë për lidhjen ndërmjet Këshillit gjyqësor, Gjykatës Supreme, MPB-së, DSK-së dhe prokurorisë – insititucione të cilat sipas Kushtetutës duhet të jenë të pavarura nga njëra tjetra.

Lideri i LSDM-së atëherë në mënyrë eksplicite tha se tre njerëz, kryeministri, drejtori i DSK-së dhe ministresha për punë të brendshme, “e kanë kontrolluar gjithë sistemin gjyqësor nuk caktuar kuadro të tyre partiake për gjykatës dhe prokurorë publikë”. Bisedat telefonike, të cilat përmenden në tekst, siç tha Zaevi, janë të drejtort të DSK-së me kandidatet për gjykatëse (në atë kohë) dhe të vëllaut të tij, i cili, gjoja, kërkon intervenim (nga një ish-gjykatëse në Gjykatën e Apelit dhe bashkëshorte e ish-ministrit të drejtësisë) për një lëndë në Gjykatën e Apelit, për çka merrë këshillë që të paraqitet te kryetarja e Gjykatës për shkak se ” tepër e jona”!

Këto momente, të cilat, pa dyshim, janë heshtur me qëllim në artikull, japin një pasqyrë krejtësisht tjetër të problemit nga ajo që u servohet lexuesve.

Fitohet përshtypja se edhe eksperti, mendimi i të cili është shfrytëzuar në tekst, është përfshirë që të vërtetohet storja se “inçizimet janë të montuara dhe se skenari i LSDM-së i bën dëm të madh shtetit”.

Kundrejt standardeve profesionale të cilat nënkuptojnë se është obligim qytetar dhe detyrë themelore e gazetarëve që ta respektojnë të vërtetën dhe të insistojnë ta pengojnë censurën dhe shtrembërimin e lajmeve, lexuesve u është ofruar një përmbajtje e keqe mediatike me fokus krejtësisht të zhvendosur.

Lajme të ngjashme

Back to top button