Hakmarrja për Tamarën: Projektet e çoroditura qeveriatre, fituan njësi të re matëse

Pas tekstit të Meta-s, se paratë për karuselin panoramik, që do të kushtojë 15,5 milion euro, mund të shpëtohen 516 Tamara, në rrjetat sociale çdo shpenzim i Qeverisë filloi të llogaritet në të holla për persona të sëmurë, persona pa kulm mbi kokë, makina të ambulancës dhe shtëpi studentore.

Disa muaj pasi godina e Qeverisë u bë me fasadë të re, që kushtoi thuajse 10 milion euro, ajo tani do të ketë edhe gardh metali nga hekuri i farkuar, që do të kushtojë 700. 000 euro. Në Twitter ka një sërë komentesh se me 700 mijë euro mund të shërohen 23 fëmijë të sëmurë.

Gjithsej 19,2 milion eurot që do të shpenzohen për gardhin e Qeverisë, për tabletat e studentëve dhe me paratë sa do të kushtojë parcela në Vodno për të cilën është ndryshuar plani i detajuar urbanistik, mund të shërohen 640 fëmijë të sëmurë, kurimi i të cilëve kushton 30. 000 euro, ngjashëm sikur ajo e Tamarës së vogël.

Para 2 ditëve, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev akuzoi kryeministrin Nikolla Gruevski se me ndryshimin e planit të detajuar urbanistik, nga rripi i gjelbër në Vodno ka bërë tokë ndërtimore që sipas çmimit të sotëm në treg kap shifrën prej 17 milion eurove.

“Nëse ky nuk është Nikolla Gruevski, atëherë kush është Gruevski? Jo, ky është Nikolla Gruevski  me urdhrin e të cilit rripi i gjelbër dhe ato rekreative të shkupjanëve në Vodno, janë bërë toka ndërtimore. Nga plani i ri i detajuar urbanistik që Gruevski me forcë dëshiron të vlej, shihet se bëhet fjalë për plan për objekte, vetëm në emër të kompanisë nga Belize, prej 14.500 m/katror sipërfaqe e zhvilluar, që sipas çmimit të sotëm të tokës në Vodno do të kushtonin mbi 17 milion euro”, tha Zaev në konferencën e shtypit para dy ditëve.

Një prej postimeve në Twitter thotë se Maqedonia për arsim në vit harxhon 30 milion euro ndërsa një postim tjetër thotë se me këto të holla mund të shërohen shumë fëmijë të sëmurë.

Qeveria paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të furnizoj kompjuterë- tabletë për studentët që do të kushtojnë 96 milion denarë gjegjësisht 1,5 milion euro dhe do të sigurohen nga buxheti i Ministrisë për shoqëri informatike. Komentet për këtë projekt janë se studentëve nuk iu nevojiten tabletat kur shtëpitë e studentëve po shemben dhe nuk kanë ngrohje dhe kur nxënësit nga fshati Drzhillovë katër muaj nuk vijojnë mësimin sepse nuk ka buxhet për arsimtarët.

Lajme të ngjashme

Back to top button