Gara rajonale në lëndën e Gjuhës Shqipe

Nesër (28.03.2015) me fillim në ora 10:00, në hapësirat e shkollës fillore “Kirili dhe Metodi”, në Tetovë, do të mbahen garat rajonale në lëndën e Gjuhës Shqipe.

Garat organizohen nga Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë “Naim Frashëri”, në bashkëpunim me komunën e Tetovës, ndërsa në to marrin pjesë nxënës nga komuna e Tetovës, Bërvenicës, Tearcës dhe Zhelinës, të cilët paraprakisht janë kualifikuar në garat shkollore.

Garat pas shumë vitesh ristartohen, ndërsa fituesit do të marrin pjesë në garat nacionale që do të mbahen në Shkup.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Kisha lutur portalet që publikojnë lajme të ndryshme të informohen nga burime të sigurta, sepse garat nga lënda e gjuhës shqipe nuk mbahen vetëm në Tetovë por ato do të mbahen edhe në Gostivar,Strugë dhe Shkup. Këto gara mbahen dhe organizohen nga Lidhja e arsimtarëve shqiptar në Maqedoni me që është e akredituar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për organizim dhe mbarëvajtje të garave të gjuhës shqipe.

Back to top button