Wizz Air zbaton ndryshime, ja se për çfarë bëhet fjalë

Wizz Air ka vendosur rregullore të re që në të ardhmen kabina e pilotëve të mos drejtohen vetëm nga një pilot.

“Wizz Air ka pohuar se po i revidenton procedurat e kabinave dhe vendos një rregullore të re, me të cilën në të ardhmen kabina e pilotëve të mos drejtohet vetëm nga një person. Nëse njëri nga pilotët e lëshon kabinën e pilotit ai ose ajo do të zëvendësohet nga një anëtarë tjetër I ekuipazhit. Rregullorja e re është miratuar nga Agjencia Hungareze për Aviacionin Civil”, deklaroi zëdhënësi i Wizz Air Daniel De Karvalo.

Rregullorja me gjasë vendoset pas incidentit që ndodhi në Francë ku Airbusi 320 i cili po fluturonte nga  Barcelona në Dusseldorf është rrëzuar me 150 pasagjerë në bord.

Incidenti ndodhi pasi piloti kishte lëshuar kabinën, ndërkaq kopiloti ka marr nën kontroll aeroplanin dhe dyshohet se qëllimisht ka rrëzuar atë në Alpet e Francës.

LEXO MË SHUMË

Rrëzohet një aeroplan në Francë – 147 të vdekur

Gjendet kutia e zezë e aeroplanit të rrëzuar në Francë (Foto)

Këto ishin aktivitetet e ditës së fundit të aeroplanit gjerman!

Rrëzimi i avionit, Merkel, Hollande e Rajoy vizitojnë vendin e përplasjes

Këngëtarë të operës, studentë dhe arkitektë, disa nga udhëtarët e avionit të rrëzuar gjerman

Mallkimi “Erbas A320” deri më tani ka marrë 789 jetë (VIDEO)

NYT: Piloti la kabinën para rrëzimit të avionit Germanwings!

Kush është Andreas Lubitz, piloti që e rrëzoi qëllimisht aeroplanin e ‘Germanwings’ (Foto)

Lajme të ngjashme

Back to top button