Sa milion euro kushtojnë kontratat e Gruevskit dhe Janakievskit për autostradat?

Dy marrëveshjet e kontestuara që diskutohen në audio incizimet e lëshuara nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev kanë të bëjnë me ndërtimin e autostradave Milladinovsi – Sveti Nikole – Shtip dhe Kërçovë – Ohër.

Një njërën nga bisedat ministri i transportit dhe lidhjeve Mile Janakievski më një bashkëbisedues të panjohur bisedojnë për prognozën e Agjencisë për rrugët shtetërore për çmimin e ndërtimit autostradës. Bashkëbiseduesi thotë se sipas vlerësimeve të tyre del ndërtimi i autostradës Kërçovë – Ohër do të kushtojë 267 milion euro.

Kontratat janë nënshkruar me kompaninë “ Sinohidro korporata”. Kontratën e parë për ndërtim e autostradës Milladinovci – Sveti Nikole – Shtip është nënshkruar për 206 milion euro ndërsa tjetra për ndërtimin e autostradës Kërçovë – Ohër është 374 milion euro.

Parat për këto kontrata janë siguruar nëpërmjet kredisë nga Eksim banka, respektivisht 90 për qind janë nga kjo bankë dhe 10 për qind janë nga buxheti I shtetit të siguruara nga ndërmarrja publike për rrugët shtetërore.

Për projekt financiar që kap vlerën 580 milion euro nuk ekziston tender, por vendimi është marrë nëpërmjet sjelljes së ligjit në parlament.

Lajme të ngjashme

Back to top button