Ja kush janë deputetët që i është hequr mandati

Çështja “Doshi” ka trazuar jo pak jetën parlamentare në vendin tonë dhe ka ngritur një sërë pikëpyetjesh në lidhje me mandatet e deputetëve Tom Doshi dhe Mark Frroku.

Por në 25 vite të pluralizmit në vendin tonë, dy deputetët shkodranë nuk janë të vetmit që janë përballur me drejtësinë. Duke filluar nga vitet ’90 e deri sot janë të shumtë deputetët që janë akuzuar për vepra të ndryshme penale, duke nisur nga korrupsioni, shpifja, nxjerrje e sekretit shtetëror, shpërdorim detyre, shpifje, plagosje me armë etj.

Deputetë qe iu është hequr mandati dhe janë dënuar:

Fatos Nanos iu hoq mandati në vitin 1992. Ai akuzohej për abuzim me detyrën dhe korrupsion. U dënua 12 vjet, por fitoi pafajësinë kur ishte kryeministër.

Ish-deputetit të Partisë Demokratike Arben Lika iu hoq mandati në vitin 1994 për abuzim me detyrën dhe korrupsion. U dënua me burg dhe në 1997 fitoi pafajësinë.

Ish-deputetit të Partisë Socialiste Gafurr Mazrekut iu hoq mandati në vitin 1997, pasi plagosi me armë Azem Hajdari. U dënua me 7 vjet burg, por bëri vetëm 5 pasi u lirua me një amnisti të dhënë nga Fatos Nano.

Deputetët që u janë hequr imunitetet, por më pas prokuroria i ka pushuar çështjet

Ilir Meta. 1992.2011. Akuzohej për organizim proteste dhe korrupsion. Çështja u pezullua për mungesë provash.

Sali Berisha, 1998. Akuzohej për ngjarjet e 14 shtatorit, akuza u pushua nga prokuroria.

Pjetër Abnori akuzohej për ngjarjet e 14 shtatorit, akuza u pushua nga prokuroria.

Leonard Demi akuzohej për ngjarjet e 14 shtatorit, akuza u pushua nga prokuroria.

Vili Minarroli akuzohej për ngjarjet e 14 shtatorit, akuza u pushua nga prokuroria.

Shaban Memia akuzohej për ngjarjet e 14 shtatorit, akuza u pushua nga prokuroria.

Jemin Gjana akuzohej për ngjarjet e 14 shtatorit, akuza u pushua nga prokuroria.

Nikoll Lesi, 2004. Akuzohej për nxjerrje të sekretit shtetëror. Kërkesa për heqjen e mandatit u refuzua por prokurori pushoi çështjen.

Lulzim Basha, 2007. Akuzohej për abuzim me detyrën dhe korrupsion. Çështja u pezullua për kalim afati.

Fatmir Mediu, 2008. Akuzohej për abuzim me detyrën dhe korrupsion. Çështja u pezullua për kalim afati.

Hajrulla Paturri, 2008. Akuzohej për akte dhune në një ndeshje futbolli. Akuza u pushua nga vetë prokuroria.

Andis Harasani, 2008. U akuza për dhunë ndaj gardës. U hoq mandati por prokuroria pushoi akuzën

Nikollaq Neranxi akuzohej për korrupsion, evasion fiskal. Çështja u pezullua për tejkalim afati

Dritan Prifti, 2011. Akuzohej Abuzim me detyrën. Akuza u pushua nga vete prokuroria.

Tom Dosh, 2012. Akuzohej për ngjarjet e “21 Janarit”. Çështja u pezullua për tejkalim afati.

Taulant Balla, 2012. Akuzohej për ngjarjet e “21 Janarit”. Çështja u pezullua për tejkalim afati.

Besnik Bare akuzohej për ngjarjet e “21 Janarit”. Çështja u pezullua për tejkalim afati.

Lajme të ngjashme

Back to top button