Për çfarë tregtoi kumbari i Gruevskit, dhe çfarë fitoi?

Parcela të shtrenjta, ndërsa lista të zbrazëta pronësore

Nova ka bërë shumë përpjekje për të arritur një kontakt me Risto Novaçevskin, drejtor formal i “Sirah Inzhenering”, por nuk ja ka arritur qëllimin. Nga kompania ende nuk kanë dhënë përgjigje. Novaçevski është kumbari i martesës së parë të kryeministrit Nikolla Gruesvki, dhe ato janë në marrëdhënie të mira shoqërore.

Sipas dokumenteve që ka arritur ti sigurojë Nova, Novaçevski është i punësuar në kompaninë “Grinfarm” e cila merret me shitjen e barnave dhe pajisjeve mjekësore. Më herët ai për një kohë të gjatë ka punuar në “Kemo-Farm”, ndërsa në vitin 2007 opozita ka akuzuar se kjo kompani ka fituar tender për pajisje shëndetësore për shkak të marrëdhënieve shoqërore mes Gruevskit dhe Novaçevskit. Në këtë kompani, ky i fundit ka punuar deri në vitin 2014.

Novaçevski gjithashtu ka qenë edhe anëtarë i Bordit Drejtues të Shoqërisë aksionare që është në pronësi të shtetit. Për këtë shkak atij i është kërkuar që të dorëzojë listën anketuese për gjendjen pronësore në Komisionin për Antikorrupsion, por ai nuk e ka dorëzuar asnjëherë.

Nova ka bërë përpjekje që të kontaktojë me komisionin dhe të pyes pse Novaçevski nuk ka dorëzuar listën anketuese, por edhe nëse komisioni planifikon të hetojë akuzat se toka ndërtimore në Vodno është e kryeministrit. Zëdhënësja e komisionit nuk përgjigjet në telefon e as në postën elektronike.

Lajmin e plot mund ta lexoni këtu në gjuhën Maqedonase.

Lajme të ngjashme

Back to top button