Ja si përgjigjen deputetët e VMRO-së kur kërkohet dorëheqja e tyre

Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska në pyetjen kur do të japë dorëheqje, të parashtruar nga deputetja Lubica Buralieva në seancën e sotme kuvendore ka deklaruar se derisa ato e kanë mbështetjen e qytetarëve, “obligimi ynë është ta realizojmë atë që e kemi premtuar në zgjedhje”.

“Shumë më të numërt janë ata që i besojnë Qeverisë, të cilët janë të kënaqur edhe nga puna e Qeverisë edhe nga puna ime si ministre e Punëve të Brendshme, ndërsa në një mjedis demokratik fiton ai i cili ka mbështetje më të madhe. Derisa e kemi mbështetjen nga qytetarët dhe mund t’i realizojmë projektet për të cilat na e kanë dhënë besimin, obligimi ynë është ta realizojmë atë që e kemi premtuar në zgjedhje”

Buralieva kërkoi përgjegjësi dhe dorëheqje edhe nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve dhe ministrja e Kulturës, Mile Janakieski dhe Elizabeta Kançeska Milevska. Buralieva tha se dorëheqjet i kërkon më shumë për shkaqe morale pas rastit me përgjimin.

“Zonja Lubica Buralieva në veprimtarinë e saj politike tregoi se ata që janë zgjedhur nga populli duhet t’i shërbejnë popullit, gjegjësisht të mos i zhgënjejnë pritjet e atyre të cilët i kanë mbështetur. Unë vërtet e përshëndes hapin e saj që në një situatë kur ishte nën presion të madh nga ana e, tani partisë së mëparshme të saj, ajo megjithatë veproi ashtu siç ata të cilët ia dhanë besimin kërkuan nga ajo, të marrë pjesë në punën e Shtëpisë ligjdhënëse”  deklaroi Jankullovska.
Ministrja tha se nuk dyshon se ndoshta asaj i janë drejtuar qytetarët të cilët kanë vërejtje në punën e saj dhe të qeverisë së udhëhequr nga kjo shumicë parlamentare, megjithatë shumë më të numërt janë ata që i besojnë Qeverisës dhe të cilët janë të kënaqur nga puna e Qeverisë dhe nga puna e saj si ministre e Punëve të Brendshme.

Ministrja e Kulturës Kançeska Milevska tha se është shumë krenare me gjithë atë që është bërë për kulturën në Maqedoni.

“Ministria e Kulturës në lidhje me të gjitha investimet që i ka realizuar, i ka respektuar të gjitha procedurat ligjore. Besoj se ju kujtohet në konkurset e shpallura ndërkombëtare për zgjidhje ideore, pjesëmarrjen e një numri të madh të arkitektëve ndërkombëtarë, zgjedhjen e vendimeve ideore, kështu që siç thash në fillim, edhe në fund të njëjtën do ta theksoj, jam krenare për të gjitha sukseset, për të gjitha rezultatet të cilat i kemi realizuar”, deklaroi Kançeska-Milevska.
Në periudhën paraprake, partia e deputetes, shtoi Kançeska-Milevska, nuk kishte kurrfarë ndjenjë për vlerat kulturore dhe artistike të shtetit tonë. Shfaqi falënderim deri te Qeveria dhe deri te kryeministri për mbështetjen e fuqishme në të gjitha investimet në sferën e kulturës dhe artit.

“Nuk e kam të qartë pse deputetja Buralieva nuk është krenare në vlerat artistike të shtetit të saj, vlerat kulturore të cilat duhet të gjithë së bashku t’i respektojmë. Megjithatë, do të them që projektet realizohen, është bërë shumë dhe numrat dhe faktet flasin për gjithë këtë. Të gjitha këto suksese të artistëve tanë, të institucioneve tona që i realizojnë në kuadër vendor dhe botëror janë gjithashtu të dukshme dhe ne si Ministri e Kulturës ashtu si deri tani edhe në të ardhmen do të japim edhe si Qeveri, mbështetje serioze dhe të madhe për artistët tanë, për kulturën tonë dhe para së gjithash në respektimin e vlerave kulturore dhe artistike”, deklaroi Kançeska-Milevska.

Buralieva tha se ministri Janakievski, mes tjerash, duhet të japë përgjegjësi edhe për ndodhitë në servisin publik të TVM-së dhe kërkoi dorëheqje nga ai.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Janakievksi tha se Ministria nuk është kompetente për TVM-në, por se nga viti 2011 për të është Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratë.
“Pyetjen duhej ta drejtoni deri te ministri Ivo Ivanovski”, theksoi Janakievski me ç’rast nuk u përgjigj nëse do të japë dorëheqje nga funksioni i tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button