Analistët: Në një vend normal, pas bombave, qeveria do të kishte dhënë dorëheqje

Analistit Nano Ruzhin në emision “Rruga drejt…” në Alsat-M, deklaroi se, nëse janë autentike bisedat e publikuara nga Lideri i opozitës atëherë, me ketë edhe rrënohet miti ndaj kryeministrit Nikolla Gruevski.

“Vijmë në gjendje se kemi punë me metodin e Gruevizimit që duhet të largohet, por jo aq lehtë…Gruevski luan në kartën e nacionalizmit dhe shërbimeve të huaja”, tha ai.

Ndërkaq sipas Lubomir Fërçkovskit, Gruevski dal ngadalë po largohet nga skena. Nuk është më lojtar dhe në mënyrë rutinore po udhëheq…”, tha Fërçkovski.

“Ai para këtyre bisedimeve dëshiron të aktrojë, kërcënojë, shantazhojë, kinse merret me transparencë gjyqësore, qërim hesapesh të diktatorëve me ata që nuk mendojnë njëjtë si ata. Gruevski do të pranojë qeveri kalimtare, keq është që ai nuk pranoi qeveri teknike para 4 muajsh për përgatitjen e zgjedhjeve të reja”, ka thënë Fërçkovski.

Nga ana tjetër, analisti Naser Zyberi ka thënë se që në publikimin e bombave të para, ky pushtet me në krye Nikolla Gruevski duhet të dorëhiqet.

“Në një vend normal me standarde demokratike duhej të kishte dhënë dorëheqje kjo qeveri që me publikimin e ‘bombave’ të para”, ka thënë Zyberi në “Rruga drejt…

Lajme të ngjashme

Back to top button