Chelsea arrin marrëveshje me Terry

Skuadra lidere e Premierligës, Chelsea, ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin John Terry, për zgjatjen e kontratës mes tyre.

Kontrata e re e mban Terryn në Chelsea edhe për një sezon tjetër, duke bërë që anglezi të jetë pjesë e skuadrës nga Londra edhe gjatë sezonit 2015-2016.

Terry ka debutuar me Chelsean në vitin 1998, dhe ka bërë plotë gjithsej 661 paraqitje me skuadrën nga Stamford Bridge.

“Unë jam shumë i kënaqur që kemi nënshkruar zgjatjen e kontratës me Chelsean”, ishin fjalët e para të Terryt.

Edhe trajneri Jose Mourinho, ishte i kënaqur me këtë marrëveshje, duke thënë se Terry e meriton këtë, pas paraqitjeve që po bënë.

Lajme të ngjashme

Back to top button