Përtej të majtës e të djathtës

Aktualisht ndodhemi në një moment strategjik për vendin, ndodhemi në prag’ zgjedhjesh vendore.  E si në çdo proçes zgjedhorë pjesa më e madhe e votuesve e ka parapërcaktuar drejtimin e votës së tij. Kjo duke qënë se votuesi sot, nuk është i prirur të jetë i pavarur në atë për të cilin voton, por e përdhos votën në format nga më të shëmtuarat. Ndër format më ‘popullore’ të çuarjes dëm të vullnetit popullorë është klientelizmi dhe shitja votës. Shpesh herë në formën e mirëfilltë të termit dhe së dyti në atë të tërthortë të tij. Shitje e votës për para kesh dhe së dyti shitja e saj ndaj, një vendi pune, një partie politike ndaj të cilës votuesi është partizan, ndaj tifozerisë farefisnore, familjare, komshillëkut etj. Kësisojë sejcili qytetarë humb qënësinë dhe  rëndësinë e tij si i tillë, dhe shndërohet në mall që shitet e blihet.

Kategoria më e mirënjohur përfshinë fanatikët partiakë, ata individë qe në injorancë të plotë votojnë  të majtën sepse e shohin si një zgjatim të partise komuniste, dhe të djathtën sepse në thelb iu duket si parti me baza të pastra demokratike. Duke votuar djathtas akoma e shohin  si një ndëshkim ndaj vuajtjeve qe dikur patën nga Partia e punës(PPSH).  Votë e cila konsiderohet tërësisht e çuar dëm. Kjo është një rrënjosje në mendjen e individit ndaj sterotipesh që nuk sjellin dhe as lejojnë kurrëfarë ndërgjegjësimi apo ndryshimi në mendësitë e tyre fillisht, e pastaj në realitet. Duke mos harruar formën e votimit bazuar në simpatinë ndaj liderit dhe vetëpërfaqësimin me liderin partiak, për nga origjina.

Përtej të majtës dhe të djathtës, të cilat kanë klientët e tyre, kemi kategori të përcaktuara nga rrethana dhe kushte të caktuara, të mjedisit të jetesës, punës, shkollimit, të të shkuarës, etj.

Ndodhet një masë individësh të cilët i përkasin ideologjikisht të majtës e së djathtës(si ideologji). Praktikisht në Shqipëri nuk kemi parti ideologjike.  Këto parti, përkatësisht e majta dhe e djathta dhe rrjedhimet e tyre, janë parti që ndahen nga njëra tjetra vetëm nga grupe karakteristikash të ndryshme. Ky elektorat i cili në thelb nuk përputhet me asnjërën nga partitë ka si pasojë çuarjen e votës dëm duke votuar ato parti që me fanatizëm mbron familja, fisi, lagjia etj. Vota në këto raste shkon edhe në baza të interesit personal, kur niveli korruptueshmërisë është mesatarë, por gjithashtu edhe duke mos votuar, kur votuesi vërtetë është ideologjikisht i bindur dhe gëzon një ndërgjegje të shëndoshë qytetare.

Kategoria e skeptikëve të kamufluar. Këtu bëjnë pjesë të tërë ata individë që nuk lejojnë përmirësimin duke vënë në dyshim edhe alternativat e ndershme dhe alternativat e reja në ‘tregun politik’ të cilat kanë në thelb nismën per t’i përmirësuar gjërat. Vota e tyre është rismësh e çuar dem. Duke mosvotuar alternativën e cila vjen si një ‘ përtej të majtës dhe të djathtës’ e mirefilltë, e ndershme dhe parimore (për mos thënë ideologjike), dëmtojnë ndryshimin. Kjo masë skeptikësh konservatorë është deri diku e rëndësishme për faktin e mosbërjes kompromis me realitetin abuziv, por që nuk lejon atashimin e prurjeve te reja dhe ideve të cilat në thelb janë një rreze shprese për realitetin.

Kategoria e të zgënjyerve, ata që kurrë nuk iu realizuan pritshmëritë, por vazhduan që brënda zhgënjimit te tyre, të mos reflektojnë dhe ndërgjegjësohen per faktin se, fati tyre ndodhet në dorën e tyre. Duke e konsideruar votën si dicka të papeshë, apo si një ‘pikë ujë në oqean’, ata rrjedhimisht e dhuruan atë tek miqte, apo tek shpresa për një vend pune, duke ushqyer edhe më, klientelizmin dhe korrupsionin, mbi të cilin qajnë tërë  jetën e tyre. Një fenomen ky zinxhirë, i cili ushqehet nga ne, e që ekzelutohet në qeverisje. Një votë klienteliste,  sjell drejtues klientelistë, të cilët mbjellin klientelizëm, në një qeverisje pa pikë e presje të po këtillë.

Një  i zgënjyer qe s’ka cfarë humbë mund të ndikojë në dy forma në realitet, së pari, duke u ndërgjegjësuar për përmasat revolucionare që mund të kete vota e tij po të akumulohet me të tjerëve të zonës ku ai bën pjesë (jo si territor por si kategori), të cilën une e quaj “multiply revolutionary power’, ose të degradoje në dëshpërimin e gjendjes së individit që si ka mbetuar asgjë për të humbur e as për të fituar. E kësisoje vepron në mënyra jo të ndershme për përfitime të imëta. E keqja më e vogel është kur ai vendos të mos votojë  fare.

Kategori të cilën unë  do e cilesoja ‘kategori e shpresës së pahumbur’ është Rinia. Rinia e cila gjeneron tërë forcën dhe mundësinë për t’u edukuar drejtë. Është një mizori kur sheh të rinj që antarsësohen në forume rinore për një vend pune. Shfrytëzojnë energjinë e tyre duke ngjitur postera dhe duke shërbyer ‘nënës parti’. E cila në një realitet të pashpresë, dhe të zotëruar nga qeverisje të padrejta partiake, është shpresa e vetme për të jetuar, në skllavërim.

Po sikurë të tërë ne të  antaresohemi në një instancë të re? Instance qe unë hipotetikisht po e cilesoj: ‘Partia e re’, ‘Partia përtej së majtës e së djathtës’, ‘Partia e shpresës së pahumbur’?

Është një gabim madhorë që rinia të pozicionohet në kategoritë më lart, ndaj dhe unë rrjedhimisht po e trajtoj si një kategori më vete. Pesha e kësaj kategorie mund të revolucionarozojë shoqërinë dhe përmbysë tërë rendin e mësipërm. Për shumëkënd një ide e tillë mund të dukej utopike, e parealizueshme, por në thelb është gjëja më e thjeshtë për t’u bërë. Nëse një grup njerëzish kanë besim tek njëri tjetri dhe qëllimet e tyre janë të pastra dhe të ndershme, atëherë, gjithçka mund të evolojë. Një grup i ngushtë bazuar në marrëdhënie besimi dhe mirë edukimi, edukon shumë të tjerë po me këto parime. E rrethi evolon.

Nuk ka shoqëri e cila të mos evolojë me edukim dhe ndërgjegjësim, dhe në këtë kontekst duhet të ndërgjegjësohemi. Si mund të ndërgjegjësohemi? Duke filluar t’i kushtojmë rëndësi pushtetit popullorë, Votës. Duke analizuar opsionet që na ofrohen ne mund të votojmë drejtë.  Ne nuk i perkasim as së majtes as së djathtës ne i përkasim diçkaje më të drejtë dhe më shpresëpastër se aq. Pra diçkaje të bujshme, që buron nga ne.

Ka ardhur një moment kur të votuarit nuk duhet më të bazohet në serotipe dhe klientelizëm, as në inate apo kënaqësi telbësisht personale. Duke qënë se këto forma prodhojnë veçse vota të çuara dëm, pa asnjë vlerë të shtuar në demokraci dhe përmirësim të gjëndjes sonë aktuale. Nuk mund të vazhdojmë të kemi mirëpërcaktuar votën akoma pa vlerësuar kandidaturat, programet politike, situatën dhe gjëndjen në të cilën do zhysim vetveten. Është një moment kur më tepër se kurrë ndërgjegjësimi duhet të jetë maksimal bazuar në gjëndjen aktuale në vend dhe në nivelin e mospërfaqësimit në të cilin gjendemi, i cili duhet të na therrasë për të shkuar përtej të majtës dhe të djathtës. Drejt opsioneve të reja, më të denja, dhe drejt dhënieve zgjidhje, ku zgjidhja jemi  vetë ne.

Lajme të ngjashme

Back to top button