Media të censuruara?!

Liria e shtypit nuk mund të jetë licencë për të thënë çdo gjë sepse njëri dëshiron. Liria e shtypit nuk është liria për shpifje dhe sulm dhe kurrë nuk duhet të përdoret për të luftuar luftërat e njerëzve të tjerë. Kjo nuk do të thotë të manipulosh një histori duke folur sipas pikëpamjeve tuaja. Dikush mund të mendojë atë në një sens të përbashkët, por në botën e gazetarisë shumë prej atyre që mendojnë kështu, janë humbur për shkak joshjes, favorizimit, lakmisë dhe famës. Mjerisht, në këtë thënie të vërtet, të vërtetën e biznesit është e vështirë për ta gjetur.

Mirëpo ajo e cila na intereson është censurimi i mediave, e cila ndodh thuajse në të gjithë botën edhe pse vendet ‘demokratike’ e kundërshtojnë faktin që bëjnë censurimin e të njëjtave, sigurisht e gjitha ndodh për shkaqe politike.

Pak njerëz mund të përballojnë jetesën, t’iu kërkojnë llogari qeverive të tyre, dhe të edukojnë fëmijët pa një rrjedhë të shëndetshme e të lirë informacioni. Qytetarët kanë nevojë për lajme të sakta, në kohë, si dhe të pavarura të cilave mund t’iu besojnë. E njëjta gjë mund të thuhet për bizneset dhe tregjet. Po kështu edhe qeveritë.

Kur ndërpritet rrjedha e lirë e lajmeve dhe informacionit, individët vuajnë, shoqëritë vuajnë, ekonomitë vuajnë.
Gjatë vitit të kaluar, bota ishte dëshmitare si e premtimit ashtu edhe rrezikut ndaj një shtypi të lirë. Kudo në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, gazetarët, blogerat, regjisorët dhe analistët u bënë kronika të protestave që rrokën të gjithë rajonin, ndërkohë që disa qytetarë, të armatosur me asgjë tjetër veç telefonave celularë, rrezikuan jetën për të ngarkuar të vërtetën, por kjo nuk do të thotë që në vendet ‘demokratike’ kemi lulëzim të lirisë së shtypit.

Duke bërë këtë, po ushtronin një liri themelore të shenjtëruar në Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila deklaron: “Cilido ka të drejtën ndaj lirisë së mendimit dhe shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë për të pasur mendime pa ndërhyrje prej ndokujt si dhe për të kërkuar, marrë dhe përcjellë informacion dhe ide nëpërmjet çfarëdolloj media dhe pavarësisht prej kufijve.” Megjithatë, tepër qeveri përpiqen të censurojnë median, drejtpërdrejt apo tërthorazi. Shumë gazetarëve investigues po u mbyllet goja, shumë prej tyre sepse ekspozojnë korrupsionin në nivele të qeverisjes vendore, shtetërore, dhe kombëtare. Shumë sulme e vrasje të gazetarëve mbeten pa u ndëshkuar.

Kur gazetarët kërcënohen, sulmohen, burgosen, apo zhduken, gazetarët e tjerë vetë-censurohen. Nuk raportojnë më lajmet. Ulin tonet e zërit. Lënë hollësi pa përmendur. Burimet nuk i ndihmojnë më. Redaktorët hezitojnë të botojnë artikuj. Vendin e së vërtetës e zë frika. Të gjitha shoqëritë tona vuajnë, e njejta ndodh edhe në vendin tonë të ashtuquajtur demokratik.

Fakti është se censura gjithmonë humbë qëllimin e vet, sepse krijon, në fund, llojin e shoqërisë që është i paaftë për të ushtruar liri.

Fatkeqësisht ata që e bëjnë këtë, nuk dëshirojnë ta dëgjojnë të vërtetën, mirëpo ja që e vërteta për ‘ata’ është e hidhur, mirëpo për fatkeqësinë e tyre e vërteta ngelet e vërtet.

Lajme të ngjashme

Back to top button