Liga e Dijetarëve Mysliman: Krasniqi është një dijetar i madh

Pas largimit të hoxhës Shefqet Krasniqi nga pozita e imamit të Xhamisë së Madhe të Prishtinës, ka reaguar edhe Liga e Dijetarëve Mysliman.

Sipas këtij institucioni fetar, Krasniqi është një dijetar i njohur për thirrje në Islam. Ai luan një rol të rëndësishëm në fushën e edukimit dhe vetëdijesimit në shoqërinë ku jeton, transmeton Telegrafi.

“Ju njoftojmë juve se i nderuari Dr. Shefqet Krasniqi është një anëtar i dalluar i Ligës së Dijetarëve Muliman, e ne kemi raporte të mira me të, e njohim atë për së afërmi. Ai është një dijetar i njohur për thirrje në Islam. Ai luan një rol të rëndësishëm në fushën e edukimit dhe vetëdijesimit në shoqërinë ku jeton. Së fundmi kemi kuptuar se i nderuari Dr. Shefqet Krasniqi është larguar nga xhamia si imam, andaj kërkojmë nga Bashkësia Islame që ta rikthen atë atje ku ka qenë në mënyrë që ta vazhdoj kontributin e tij. Shpresojmë nga kryesia e BIK-ut që kjo kërkesë e jona të hasë në mirëkuptim. Ashtu siç e lusim Zotin që t’ua afroj zemrat mes hoxhollarëve në rrugën e vërtetë, shkruan në kërkesën e zyrë së përgjithshme të Ligës së Dijetarëve Mysliman.

Kujtojmë se Krasniqi kohë më parë është arrestuar nga policia e Kosovës me dyshimet se ka rekrutuar të rinjtë kosovar për luftë në Siri, ndërsa më pas për mungesë faktesh ai është liruar.

Lajme të ngjashme

Back to top button