Brukseli ende nuk është përgatitur për Maqedoninë

Komisioni Evropian ende nuk është përgjigjur në letrën-ftesë nga Prokuroria e Maqedonisë për dërgimin e ekspertëve ndërkombëtar të drejtësisë me qëllim që ta vëzhgojnë rastin gjyqësor “Puç” që pritet së shpejti të fillojë, në të cilin mes të tjerëve, është akuzuar edhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev për bashkëpunim me shërbimet e huaja sekrete dhe shantazh të kreut shtetëror.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, zëdhënësia e Eurokomsionit Maja Kocijançiç sot theksoi se Brukseli ende nuk ka vendosur nëse dhe kë do të dërgojë ta vëzhgojë rastin gjyqësor “Puç”.

“Në këtë fazë nuk kam të them shumë. Ne pranuam letër por edhe bëmë të ditur cilat janë pritjet tona dhe për momentin nuk kam asnjë informacion të ri. Kur do të kem diçka më shumë, do të jem e lumtur ta ndaj” theksoi Kocijançiç.

Të hënën në Bruksel me ndërmjetësim të treshes të euro-parlamentarëve Vajgëll-Kukan-Houit, VMRO dhe LSDM do të përpiqen të tejkalojnë mosmarrëveshjet.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button