Fondi shpalosi ndryshimet e reja ligjore për gratë e punësuara shtatzëne

Grave shtatzëna të cilave gjatë pushimit të lindjes u është ndërprerë kontrata e punës në kohë të caktuar do të vazhdojnë të marrin kompensim për pagë gjatë pushimit të lindjes nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor. Kjo masë ka hyrë në fuqi nga 15 marsi dhe është pjesë e ndryshimeve në Ligjin për marrëdhënie pune. Në procedurë parlamentare janë edhe ndryshime tjera që kanë të bëjnë me pushimet e lindjes dhe pushimet mjekësore

“Risia e radhës për personat e siguruar që është në procedurë parlamentare ka të bëjë me atë se gjatë pushimit mjekësor ose atij të lindjes Fondi do të vazhdojë ta paguajë kompensimin për pushimin e lindjes pa marrë parasysh atë se kur dhe nëse punëdhënësi e ka paguar kontributet për të punësuarit tjerë në ndërmarrje”, tha Hristina Hristova, U.D. drejtore e FSSHM-së.

Deri tani pagesa e pushimeve të lindjes varej nga ajo nëse ndërmarrja i ka paguar kontributet e të punësuarve tjerë. Risi është edhe ajo se kërkesë për pushim të lindjes do të mund të parashtrohet në mënyrë elektronike dhe kështu do të mund të shkurtohet koha e pritjes së pagesës

Lajme të ngjashme

Back to top button