AP: Zgjedhje të manipuluara dhe punësime të kurdisura, gjatë vitit 2014

Është rritur numri i ankesave të qytetarëve për mënyrën dhe kushtet në procedurat për punësim si dhe janë konstatuar edhe cenime të të drejtave nga marrëdhënia e punës.

“Shpallen konkurse për pranimin e grupeve të mëdha të personave, mbi baza të ndryshme por jo në organin apo institucionin i cili e shpall konkursin, por me qëllim që të transferohen në organe apo institucione tjera, me ç’rast qytetarët kanë pritur edhe nga 10 muaj. Me këtë dobësohet kapaciteti i institucioneve dhe administrata nuk mund të përgjigjet në mënyrë cilësore dhe efektive nevojave të qytetarëve”, tha Avokati i Popullit, Ixhet Memeti.

Ai gjithashtu konstaton kornizë ligjore joprecize dhe jokonsistetnte e cila çon në probleme gjatë zbatimit të procesi zgjedhor.

“Mungon koordinimi dhe bashkëpunimi i organeve për zbatimin e zgjedhjeve. KSHZ nuk arriti që në kohë dhe në mënyrë kualitative t’i azhurojë të dhënat e Listës së zgjedhësve”, tha Memeti.

Ndërkaq në vitin raportues, Avokati i Popullit veproi sipas 4.995 parashtresave, nga të cilat në periudhën raportuese u pranuan 4249 nga 4331 parashtrues dhe 746 u bartën nga viti paraprak. Numri i lëndëve është rritur për rreth 400 raste për një vit.

Si përfundim janë përmbledhur 1270 cënime të konstatuara, 1186 të përfunduara dhe 92 në punë.

Lajme të ngjashme

Back to top button