Kuvendi jep leje për arrestimin e deputetëve Doshi e Frroku

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë votuar sot pro kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për “Dhënie autorizimi për fillimin e ndjekjes penale për arrestimin ose heqjen e lirisë si dhe për të ushtruar kontroll personal dhe të banesës” për deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku.

Votimi në kuvend nisi në orën 12:40.

Kërkesa e Prokurorisë për deputetin Tom Doshi u votua me 80 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ndërsa për deputetin Mark Frroku, me një 79 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim. Votimi ishte i fshehtë, me elektronikë, ndërsa deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, nuk votuan, sikurse edhe e kishin deklaruar më herët, në fund të mbledhjes së grupit të kësaj partie, para nisjes së seancës plenare.

Në votim nuk ishin të pranishëm deputetët e Partisë Drejtësi Integrim dhe Uniteti, Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta si dhe deputetët Tom Doshi e Mark Frroku./NOA/

Lajme të ngjashme

Back to top button