Edhe gjumi mund të jetë i dëmshëm, ja pse?

Gjumi është thelbësor për t’u ripërtërirë dhe për të nisur ditën me sa më shumë energji. Shumë prej nesh ankohen se nuk flenë dot shumë, por gjumi i tepër mund të jetë akoma më i rrezikshëm. 

Një studim i Universitetit Warwick analizoi 16 studime ndër vite të më shumë se 1 milion njerëzve. Në përfundim ajo që u vu re se personat që flinin më shumë se 8 orë në 24 orë kishin një mesatare më të ulët vdekshmërie se personat që flenë 6 deri në 8 orë, shkruan Top Channel.

“Në krye të 10 viteve, 12 përqind e personave që flinin më pak se gjashtë orë kishin ndërruar jetë. Por për ata që flinin më shumë se 8 orë, kjo shifër prekte 30 përqindëshin”, thotë Franco Cappuccio, udhëheqës i studimit.

Sipas Cappuccio-s, njerëzit që flenë më shumë se 8 orë në ditë mund të kenë një sëmundje të fshehtë në organizëm që u shkakton gjumë më të thellë.

Lajme të ngjashme

Back to top button