Berisha: Xhelati i Metës kërcënoi Bamin, do të të vrasim djalin po fole

Ish-kryeministri Sali Berisha, përmes një postimi në rrjetin social Facebook mëngjesin e së enjtes, ka folur për një video që, sipas tij, provon se personi që supozohet të ishte porositur për të vrarë deputetët Tom Doshi dhe Mhill Fufi është kërcënuar në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, transmeton Top Channel.

“Të dashur miq, një video e regjistruar në mjediset e Prokurorisë së Krimeve të Rënda me autorizim të gjykatës, provon se Durim Bami ndryshoi dëshminë, sepse Rama dhe Meta i dërguan një xhelat në qeli, i cili e kërcënoi se, nëse do të fliste do t’i zhduknin djalin”, shkruan Berisha në profilin e tij.

Sipas ish-kryeministrit, kjo video fakton se Kryetari i Kuvendit është porositësi i vrasjeve të deputetëve Doshi dhe Fufi, si dhe personi që, sipas tij, i diktoi prokurorisë pistën e hetimeve.

“Fakti që Ilir Meta i çon xhelatin Bamit në qeli, me kërcënimin se do të të vrasim djalin nëse pranon që je porostur për të vrarë Doshin dhe Fufin, fakton dhe një herë se ai është porositësi direkt i ekzekutimit të deputetëve dhe se i tërë procesi i hetimit është një diktat fund e krye i qeverisë, për të fshehur skenarin ogurzi të eliminimit të dy ligjvënëse nga Ilir Meta”, shton Berisha në Facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button