NYT: Piloti la kabinën para rrëzimit të avionit Germanwings!

Një nga dy pilotët në fluturimin tragjik të avionit gjerman, i cili të martën u rrëzua në Alpet franceze, ka dalë nga kabina e pilotit, shkruan “The New York Times”, duke iu referuar burimeve ushtarake.

Zyrtari anonim, i cili është i përfshirë në hetim, tha se provat nga kutia e zezë tregojnë se piloti nuk ka mundur të hyjë përsëri në kabinë pasi ka dalë.

“Piloti filloi të trokiste në derë, por askush nuk përgjigjej. Pastaj më fuqishëm troket në derë dhe nuk ka përgjigje. Pas kësaj mund të dëgjoni se si tenton të thyejë derën”, tha ky burim për “The New York Times”.
Gjithashtu shtohet se nuk është e qartë pse piloti doli nga kabina.  “Ajo që është e sigurtë është se në fund të fluturimit piloti është vetë dhe nuk hapë derën”, shtoi burimi.

Avioni i kompanisë me buxhet të ulët Germanwings Airbus A320, në fluturimin nga Barcelona në Dusseldorf, ishte për tetë minuta në rënie. Në tragjeti humbën jetën 150 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit.

Hetuesit të mërkurën thanë se do të mund të nxjerrin audio incizimet nga kutia e zezë, por se leximi i përbërjes nuk do të jetë i mundur menjëherë.

Lajme të ngjashme

Back to top button