Gropa “përpin” autobusin (VIDEO)

Një video tronditëse është publikuar në mediet botërore, që tregon momentin e jashtëzakonshëm, kur një minibus brazilian gëlltitet nga toka në mes të rrugës dhe më pas rrëmbehet nga një përrua.

Pamjet janë filmuar në një zonë të largët të shtetit Para, në veri të Brazilit. Videoja fillon duke treguar udhëtarët në të që nisin të evakuojnë mjetin. Disa sekonda më vonë, një gropë masive “përpin” autobusin duke bërë që ai të përmbyset në të.

Videoja shokuese tregon autobusin që ndalon gjatë udhëtimit në baltën e Amazonës, që është krijuar si pasojë e përmbytjeve. Sipërfaqja e tokës pranë lumit të rrëmbyer është duke rrëshqitur, kështu që drejtuesi i mjetit vendos ta braktisë atë para se të jetë shumë vonë.

Lajme të ngjashme

Back to top button