Mustafa: Arrestimet e fundit treguan se migrimet ishin të orkestruara

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përgëzon aksionin e Europol dhe Eurojust si dhe bashkëpunimin e suksesshëm të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, i cili rezultoi me arrestimin e grupeve të krimit të organizuar të involvuar në trafikim me qenie njerëzore nga Kosova për në vendet perëndimore.
“Aksioni i sotëm dëshmon se trendet e fundit të migrimeve ilegale ishin të orkestruara dhe të organizuara nga grupet e ndryshme kriminale. Këto grupe i kanë shkaktuar dëm qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë rënë pre e mashtrimeve, por edhe vendit tonë në përgjithësi”, thuhet në deklaratën e kryeministrit.

Më tej, kryeministri tha se, Qeveria e Republikës së Kosovës, mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me të gjitha vendet për luftimin e krimit të organizuar, për të vendosur sundimin e ligjit dhe për ta bërë Kosovën shtet të së drejtës.

“Qeveria e Kosovës nuk do të lejojë që proceset integruese të dëmtohen nga veprimet e paligjshme të grupeve kriminale”, ka thënë Mustafa.

Lajme të ngjashme

Back to top button