HTC One M9+ me ekran 5.2 inç

HTC po pounon për sjelljen e një projekti të ri, telefonin inteligjent HTC One M9+, i cili do të ketë ekran 5.2 inç. Thuhet se ai do të jetë telefoni i parë i kompanisë HTC që do të përmbajë ekran QHD (1,440 x 2,560 pikselë).

Pritet që One M9+ të ketë këto përmasa: 150.9 x 72.5 x 10.2mm, si dhe mendohet se ky telefon do të ketë sensorin e gjurmëve të gishtave, por nga fotot e publikuara nuk shohim një sensor të tillë në anën e pasme, ndoshta mund të vendoset në anën ballore.

Akoma nuk dihet se kur ky telefon do të jetë gati për në treg.

Lajme të ngjashme

Back to top button