Si e përgatit Apple tastierën e re Wireless

Shitorja online në Republikën Çeke ka bërë me dije se gjigandi Apple po sjell një version të rifreskuar tastjere me wireles. Prandaj, nëse jeni duke menduar të blini një tastierë Apple me wireless do të ishte ideale nëse ju do të prisnit edhe shumë pak kohë.

Kjo tastierë e përditësuar ka disa ndryshime nga tastierat e deritanishme. Një ndryshim, ashtu siç duket edhe nga fotoja është butoni F5 dhe F6 . Gjithashtu edhe butoni i cili shërbente për heqjen e CD është hequr, duke u zëvendësuar me butonin i cili përdoret për fikjen dhe ndezjen e pajisjes. Në fakt nga fotoja ne shohim se nga ana vizuale vetëm këto ndryshime do të sjellë ky version. Ende nuk dihet nëse duhet të presim një bateri të rikarikueshme apo një karikim me anë të USB, apo jemi shumë herët për të patur kërkesa të tilla.

Imazhi i cili gjendet bashkëngjitur në këtë artikull në fakt vjen nga faqja zyrtare e Apple duke na dhënë edhe një ide më të mire lidhur me çfarë pamje të jashtme do të ketë kjo tastierë e re. Ende nuk dihet saktësisht se kur do të vijë tastiera e përditësuar me wireless nga Apple, por gjithsesi edhe nëse kompania vendos të bëjë një lançim jo të zhurmshëm PC World Albanian do t’ju vëjë në dijeni menjëherë. (PCWorld Albanian)

Lajme të ngjashme

Back to top button