Gjini: NATO nga koordinatat e mija ka goditë caqet serbe! (Video)

Ardian Gjini nga AAK i ftuar në emisionin politiko-satirik ‘Rrokum Roll’ në Tv Rrokum ka rrëfyer për përjetimet e tij me rastin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe në Kosovë.

Gjini më tej ka theksuar se 24 e 25 marsi në Gjakovë kanë qenë shumë të dhimbshme ngase forcat serbe kanë filluar të ekzekutojnë civilë, duke shtuar se në familje ka pas ngjarje goxha të dhimbshme.

“Nata e 24 Marsit ka qenë njëfarë feste”, ka rrëfyer Gjini, duke qenë i bindur se pas shpërthimit të raketës së parë nga NATO, Kosova ka qenë jashtë Serbisë.

Por sipas tij, 24 marsi ka qenë ditë e madhe për Kosovën.

Gjini ka rrëfyer se ka pas një telefon satelitor dhe vazhdimisht ka qenë në koordinim me komandantin Ramush Haradinaj dhe ka marrë telefonata edhe nga NATO. Ai ka thënë se nga koordinatat e tij edhe NATO është orientuar me goditë edhe caqet serbe.

Për më shumë klikoni këtu: www.dailymotion.com/video/x2khbab_rrokum-roll-ardian-gjini-aak

Lajme të ngjashme

Back to top button