Shqipëria e Serbia para Maqedonisë

Maqedonia edhe përkundër përpjekjeve të shumta për të promovuar vendin si oazë e investimeve të huaja si dhe lehtësimeve të shumta fiskale investimet e huaja direkte në Maqedoni kanë pësuar rënie. Të dhënat e Bankës Popullore të Maqedonisë për vitin 2013 tregojnë një shifër prej 376 milionë euro investime të huaja. Në anën tjetër të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se nga vendet e Ballkanit, Serbia dhe Shqipëria kryesojnë për tërheqjen e investitorëve gjatë vitit 2013. Kështu këto të dhëna bëjnë të ditur se në vitin 2013 në Serbi ka hyrë rreth 2 miliardë euro investimeve të huaja, ndërsa në Shqipëri rreth 1.3 miliardë euro, shkruan KOHA.

Nga vendet e rajonit më mirë se Maqedonia për tërheqjen e investimeve të huaja direkte qëndron Mali i Zi me 446 milionë euro. Më keq se Maqedonia janë Kosova me 343 milionë euro dhe Bosnja e Hercegovina me 313 milionë euro.

Investimet e huaja në Maqedoni në veçanti në 5 vitet po bien nga viti në vit për shkak të ambientit të rënduar e të bërit biznes, burokracisë, korrupsionit, mosfunksionimit të gjykatave dhe riskut të lartë politik, thonë ekspertët politik. Besnik Fetai, profesor i ekonomisë dhe ish ministër i Ekonomisë, thotë se edhe përkundër përpjekjeve të shumta të Qeverisë për të tërhequr investitorë të huaj duke u ofruar atyre lehtësime fiskale, Maqedonia edhe më tej mbetet vendi në rajon më me pak investime të huaja.

Lajme të ngjashme

Një koment

Back to top button